Në rajonin e Gjilanit konfiskohen dhjetë armë në tri raste të ndara
Në tri raste të ndara, policia e rajonit të Gjilanit ka zbuluar e konfiskuar disa armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, të cilat i ka konfiskuar.
Pasjan 15.04.2021 – 09:05.Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie, një revolver, dy silinciator, një pjesë e drurit të pushkës, 28 copë fishekë pa laje valide, ndërsa përkohësisht i janë konfiskuar: dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 188 copë fishekë të cilat janë të regjistruar në sistemin e legalizimit nga organet MPB-së të RKS-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Drobesh, Viti 15.04.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike AK-47, katër karikator dhe 34 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Drobesh, Viti 15.04.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë zjarri (njëra automatike), dy karikator dhe tri bajoneta të pushkës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

