Në rajonin e Gjilanit shqiptohen 907 gjoba dhe konfiskohen 15 patentë shoferë

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 23-29.12.2022, në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë shqiptuar 907 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.

Po ashtu janë konfiskuar 15 patentë shoferë.

Njësitet policore kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli në terren me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, veçmas të atyre me fatalitet, thuhet në njoftim.