Në regjionin e Gjilanit policia ka shqiptuar 5677 gjoba gjatë marsit
Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 1-31 mars 2022, në shtatë komunat e sektorit të lindjes ka shqiptuar 5677 gjoba.
Këto gjoba kanë të bëjnë me kundërvajtjet: pa brez të sigurisë janë shqiptuar 711gjoba, për tejkalim në vijë të plotë 51 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 145 gjoba, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 82 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit 123 gjoba, përdorimi i telefonave mobil 323 gjoba, xhamat e errët 125 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe kundërvajtje tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, fton qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm derisa vozitin mjetet e tyre të transportit.

