Në rrugë në Nju York emërtohet me merin e patriotit Isa Boletini
Presidenti i Shoqatës Shqiptare Amerikane Staten Island, Naser Nika, ka njoftuar të afërmit e familjes Boletini dhe gjithë komunitetin shqiptar se Bashkësia Amerikane në Nju York ka miratuar kërkesën e kësaj shoqate dhe disa organizatave të tjera me në krye Federatën Pan Shqiptare “Vatra” për emërtimin e një rruge në Staten Island me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Isa Boletini.
Sipas Nikajt, i cili njihet si aktivist dhe patriot i përkushtuar i çështjes shqiptare në SHBA, inaugurimi i rrugës ‘Isa Boletini’, kushtuar heroit të madh të kombit tonë, do të mbahet më 30 nëntor në këndin midis Father Capodanno Blvd dhe Seavieë Avenue, Staten Island, NY.
Isa Boletini, trim i Kosovës dhe simboli i sakrificës për lirinë, bëhet heroi i parë kombëtar nga Kosova që merr një rrugë me emrin e tij në Staten Island.
Ky nderim bëhet edhe më i madh, sepse rruga e tij do të qëndrojë pranë asaj të Ismail Qemalit, udhëheqësit të pavarësisë, e cila u emërua dy vite më parë.
Kështu, dy figurat më të ndritura të kombit do të takohen përgjithmonë në zemër të Nju Jorkut, si një dëshmi e pavdekshme e unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare./Panorama

