Në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në zonën ku pati vërshime, janë gjetur disa targa të automjeteve
Policia e ka Kosovës ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve, një numër automjetesh i kanë humbur targat.
Policia i ka ekspozuar përmes një foto targat e gjetura, mbi 25 sosh dhe i ka ftuar pronarët që të paraqiten për t`i marrë.
Mes tyre ka nga Prishtina, Mitrovica, Gjilani, po edhe të shtetve të jashtme.
Njoftim i Policisë:
Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.
Faleminderit për bashkëpunim.


