Në Shillovë plagoset një serb lokal nga një shtetas i Serbisë

Në fshatin Shillovë ka ndodhur një ‘vrasje në tentativë’. Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes drejt Serbisë.

‘Me 7 mars 2021, rreth orës 18:35 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Shillovë, komuna e Gjilanit.

Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari shtetas i Serbisë në restoranin ,,Srce’’ dyshohet se ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast është plagosur viktima serb shtetas i Kosovës, të cilit ju është ofruar ndihma e parë në Qendrën Emergjente këtu në Gjilan, sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë.

Sipas dëshmitarëve i dyshuar është personi M.SH, shtetas i Serbisë i njohur për policinë e Kosovës, i dyshimti është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën Pezho, me tabela VR, ngjyrë e zezë, dhe tani për momentin është në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse.

Është njoftuar prokurori i shtetit, rasti është duke u hetuar’, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.