Në Skenderaj gjendet një armë në kotec të pulave
Në Skenderaj është gjetur një pushkë gjysëmautomatike në kotec të pulave.
Policia ka konfiskuar armën dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.
“Lagja Spahija, Skenderaj 29.09.2023-13:00. Një femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj (në kotec të pulave), kishte vërejtur një pushkë gjysmë automatike të cilën policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.

