Në Spitalin e Gjilanit, Vushtrisë dhe Mitrovicës nuk ka asnjë pacient me COVID
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në tri spitale rajonale, Mitrovicë, Vushtrri e Gjilan nuk ka asnjë pacient me COVID-19.
Sipas SHSKUK’së, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv vetëm një pacient me maskë të oksigjenit.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 27 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 1 pacient.
Spitali i Prizrenit – 2 pacientë, Spitali i Pejës – 3 pacientë, Spitali i Gjakovës – 6 pacientë, Spitali i Ferizajt – 2 pacientë.

