Në Stançiq policia ka gjetur një pistoletë, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar dje në Stançiq të Gjilanit një person, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Njoftimi i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

SPK. Stançiq 12.10.2023 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturë zyrtarët policor i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.