Në Stanishor motoçiklisti humb kontrollin, përplaset me një veturë
Policia njofton se në Stanishor të Novobërdës më 12.06.2022, dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi motoçikletë dhe është aksidentuar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.
Si pasojë lëndime ka pësuar i dyshuari i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pasagjerja femër kosovare në veturën e viktimës.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

