Në Teatrin e Gjilanit vjen sonte komedia fantastike “Shef Lumturimi”
Sonte, e martë, 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen komedia fantastike e Teatrit ODA “Shef Lumturimi” nga Lirak Çelaj, regjia Florent Mehmeti.
Aktorë: Arbit Zymeri, Besart Sllamniku, Florieta Bajraktari, Lirak Çelaj dhe Nëntor Fetiu.
Një komedi që trajton aktualitetin me sarkazëm dhe stilin e veçantë të Teatrit ODA, duke sjellë pyetjen e madhe të kohës: A është Gjermania parajsa dhe a do të ikin të gjithë?
Lumturimi, një punëtor autolarjeje, vendos të marrë fatin në dorë dhe të bëhet “Shef Lumturimi” në Gjermani. Çfarë do të ndodhë me ëndrrën e tij?

