Në Tetovë e Prishtinë, shumë shpejt kafe pa PCR test
Në Tetovë e Prishtinë, qytetarët e të dyja vendeve, shumë shpejt mund të shkojnë e të pinë kafe pa PCR test. Këtë e ka paralajmëruar z/ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani.
Shumë shpejt pritet që të hiqen masat anti-covid nga kufijtë me shtetet e rajonit, por në fillim si duket Maqedonia e Veriut do të hapet me Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Shumë shpejt kafe në Prishtinë pa PCR test”.
Pritet që nesër, Hasani të zhvillojë një vizitë në Kosovë, për të diskutuar pikërisht heqjen e PCR testeve.


