Në Tiranë mbahet sot Samiti për Ukrainën
Në Tiranë zhvillohet sot samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkorganizator i Samitit, ndodhet për herë të parë në Shqipëri.
Pritet edhe firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve.
Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.
Kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin Zelensky në hyrje të Kryeministrisë, për të nisur një takim kokë më kokë mes tyre.
Teksa ndodhet në Tiranë, ku pritej të takohej pas pak minutash me kryeministrin Edi Rama dhe më pas t’i bashkohet samitit në nder të Ukrainës, vjen një mesazh nga presidenti Zelensky.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zelensky thekson se është në Tiranë, ndërsa e cilëson Ramën një mik të pakompromis të Ukrainës.
“Sot ndodhem në Tiranë. Do të takohem me Edi Ramën, një mik të pakompromis të Ukrainës dhe do të marr pjesë në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”.
Ne do të zhvillojmë negociata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin e tij për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe punën për marrëveshjet e sigurisë.
Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës, ka thënë Zelensky.


 
 
						 
						