Në trajtim spitalor janë 20 persona me Covid 19, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Pas lehtësimit të masave mbrojtëse nga pandemia, në Kosovë është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Covid-19, por në Shërbimin Spitalor Klinik po trajtohen vetëm 20 pacientë.

Drejtoresha e Klinkës Infektive në ShSKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë për Reporterin, se momentalisht numri i të infektuarve që janë duke u trajtuar është 20.

“Momentalisht i kemi 20 pacientë me COVID-19, prej tyre 5 janë në oksigjeno-terapi, kurse një person është në mjekim intensiv”, ka thënë ajo.

Kosova vazhdon të përballet me Coronavrusin, pavarësisht lehtësimit të masave dhe vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja me COVID-19.

Në Kosovë, deri tani rezultojnë 1.234 persona të infektuar me këtë virus, 890 të shëruar si dhe 31 të vdekur, të gjithë me sëmundje tjera shoqëruese. /mediafokus.info