Në trajtim spitalor nga Covid-19 janë 43 pacientë, njëri në gjendje kritike
Në Klinikën Infektive gjenden të spitaliziuar 43 pacientë me Covid-19, 22 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa një pacient tjetër, është në përkujdesje intensive.
Ky është njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 15/06/2020, gjinden të hospitalizuar 57 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 43 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: nga 43 raste të infektuar me Covid 19, 20 raste janë në gjendje stabile.
Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdejse intensive.
Jemi në pritje të rezultateve për 13 raste, ndersa 1 rast i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid 19 vazhdon trajtimin në klinikë, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive./mediafokus.info

