Në udhëkryqin Stublinë-Pogragjë arrestohet për kontrabandë me barna një shtetas i Serbisë

Në udhëkryqin Stublinë-Pogragjë, komuna e Gjilanit, është arrestuar për kontrabandë me mallra një shtetas i Serbisë.

Udhëkryqi Stublinë – Pogragjë, Gjilan 24.10.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Serbisë pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tij janë gjetur të fshehura 676 pako me lloje të ndryshme të barnave që dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Barnat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.