Në vend të pagave, ia marrin kamionin punëdhënësit

Katër persona në Ferizaj, tani të dyshuar, kanë vendosur që punëdhënësit të tyre t`ia marrin kamionin dhe disa materiale tjera, si kompensim për pagat e mbetura borxh. Rasti është cilësuar nga policia si ‘vetëgjyqësi’.

Ferizaj, 08.10.2020-11:00. Me 15.10.2020 një person m/k ka raportuar se pas pranimit të një kompanie për ndërtim të një pushimoreje ku inspeksioni i punës ua ka ndërprerë punimet, katër të dyshuarit m/k (punëtorë) nga punishtja ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale, pasi që ankuesi nuk u ka dhënë të dyshuarve pagat e fundit. Nuk raportohet për të arrestuar.