Në veri të vendit zbulohen 11 mijë fije marihuanë

Aksioni i policisë kundër drogës në veri të vendit po vazhdon.

Në Izvor, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, policia ka zbuluar një objekt i cili ka shërbyer për kultuvimin e marihuanës. Aty janë gjetur 11 mije fije të marihuanës, konfirmuan burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar më herët se nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës. Mirëpo është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, ka thënë Hoti. (foto arkiv)