Në Viti arrestohen 12 persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore
Policia në Viti, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, gjatë javës që lamë pas ka punuar intenzivisht në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykata.
Vetëm javën e fundit janë realizuar 12 urdhëresa penale të lëshuara nga Gjykata Themelore.
Personat e dënuar kanë bere pagesën ose janë dërguar ne vuajtje te dënimit me burg, varësisht nga dënimet që kanë pas në bazë të urdhëresave gjyqësore, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

