Në Viti vdes 108-vjeçarja Metije Zeneli, gruaja më e vjetër në këto anë

Në Viti ka ndërruar jetë në moshën 108-vjeçare, Metije Zeneli, e cila konsiderohet të ishte gruaja më e vjetër në këto anë. 

Metija, e cila varros në fshatin Beguncë të Vitisë, sipas disa shënimeve, kishte lindur në maj të viti 1913, në fshatin Goden të Vitisë.

Gruaja që jetoi më shumë se një shekull, sipas familjarëve, kishte pasur shëndet të mirë dhe madje nuk ishte infektuar as nga coronavirusi, raporton plus.tv.

Metije Zeneli ndërroi jetë në shtëpinë e saj, pranë familjes, e cila do ta kujtojë si një grua që sillej mirë me gjithë të tjerët. /Mediafokus.info