Në Viti vdes një person me COVID-19
Një qytetar nga fshati Beguncë i Komunës së Vitisë ka humbur jetën sot si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Vjollca Kadolli, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë.
“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, shkruan Kadolli.
“Sipas IKSHP-së Vitia ka 2 raste të reja me COVID-19. Rastet janë një nga Smira dhe një nga Skifteraj.
Në këtë komunë ishte paraqitur rasti i parë me COVID në Kosovë, por personi, ndonëse në moshë të shtyrë, kishte arritur të shërohet./Mediafokus.info

