Në Viti vendoset tenda për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus

Vitia po vazhdon të jetojë në karantinë, si njëra nga tri komunat në Kosovë, ku janë shfaqur rastet e para me coronavirus.

Mbrëmë në Viti, pranë objektit të emergjencës, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur tenda për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ka bërë me dije se nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, kanë pranuar edhe mjete mbrojtëse.

Ajo kërkon nga qytetarët të mos bëjnë panik, por secili të përkujdeset për veten e tij dhe të tjerët, duke zbatur rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kadolli gjithashtu njofton se punëtorët shëndetësor të vetizoluar janë me shëndet të mirë dhe potencon se stafi mjekësor në Viti e Pozheran janë në nivel të detyrës dhe atë me kujdes të shtuar.

Drejtoresha Kadolli-Halili nënvizion se punëtorët shëndetësor kanë edhe mbështetjën e insitucioneve komunale./mediafokus.info