Në Zhegovc të Gjilanit zbulohen sera me drogë, arrestohen tre persona

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuare dhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Fadil Hoti, i cili tha se në këtë operacion janë zbuluar disa sera të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, dhe janë arrestuar tre persona.
Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
Aksioni policor është ende në zhvillim, ndërsa Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Zhegoc.


