Nën kërcënimin e armës e me maskë, gjilanasi kërkon para në një lokal
Policia njofton se dje nê Gjilan një femër ka raportuar se një person i maskuar e me armë i ka kërkuar para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE NË TENTATIVË
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 13.11.2022, 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një i person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para.
I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm.

