Nën kërcënimin e thikave, hajnat grabisin 600 euro në këtë pompë benzine

Nën kërcënimin e thikave, hajnat grabisin 600 euro në një pompë benzine, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banullë të Lipjanit, të premten.

“Fsh. Banullë, Lipjan 11.12.2020 – 20:46. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur para të gatshme 600 euro dhe janë larguar nga vendi  ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas viktimës nuk është i lënduar./Mediafokus.info/

(Foto nga arkivi)