Nëna dhe e dashura e saj dhunonin dhe e linin pa ngrënë djalin 3-vjeç
Një fëmijë 3-vjeç u la pa ngrënë dhe u dhunua nga e nëna dhe e dashura e saj (lezbike), shkruan portali panorama.com.al
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Britani, ndërsa nëna e tij, një 25-vjeçare dhe partnerja e saj 29 –vjeçe, janë burgosur me akuzën e abuzim të fëmijës.
Kur autoritetet e gjetën vogëlushin, ai ishte i ulur në dysheme dhe po hante makarona të pa zier, që ishin derdhur nga një qese.
Policia shkoi në shtëpinë e dy lezbikeve, pas ankesave të fqinjëve, të cilët thanë se e dëgjonin fëmijën vetëm duke qarë.
Format e lëndimeve që i mituri kishte në trup, sipas autoriteteve, tregojnë se ai është goditur me rrip e po ashtu edhe me sende të tjera. /mediafokus.info

