Nëna e 9-vjeçares fajëson mjekët për vdekjen e vajzës

Një vajzë 9 vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar, njofton policia.

Nëna e 9-vjeçares po dyshon që si pasojë e neglizhencës së mjekëve, vajza e saj ka vdekur.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetim i vdekjes-Prishtinë16.02.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.