‘Nëna e baba lindën sërish’
Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj ka njoftuar se nëna dhe babai i tij e kanë fituar betejën me COVID-19.
“Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish.
E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

