Nëna e pesë fëmijëve rrihej barbarisht nga i dashuri
Nicola Frost, 32 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve nga Northampton, ishte përballur prej kohësh me abuzimin e tmerrshëm nga ish-i dashuri, përveç dhunës brutale, transmeton Mediafokus.info.
Ish i dashuri i saj i dhunshëm e detyroi të bënte nëntë tatuazhe me emrin e tij në trup – duke përfshirë edhe një tatuash që e quante ‘pronë të tij’.
Ajo zbuloi tatuazhet, ku njëri prej tyre lexonte ‘Pronë e AJ Wharton’, emri i ish-të dashurit.
Dhunuesi u arrestua dhe u dënua nga gjykata për sulmet ndaj gruas. Ajo e denoncoi kur u rrah keq prej tij, duke përfunduar në spital me shenja dhune./Mediafokus.info/

