Nëna Hasime Berisha merret në shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”
Të moshuarën Hasime Berisha. e cila banonte e vetme dhe në gjendje të mjerueshme në Fushë Kosovë, Halil Kastrati e bën banore të Shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.
Lajmi është mirëpritur nga qytetarët, të cilët janë prekur në shpirt nga gjendja në të cilën jetonte Hasimja.
Ata janë shprehur mirënjohës ndaj Sefer Demirit, udhëheqësit të misionit ‘zarfi i mërgimtarit’, i cili e nxori në shesh rastin e kësaj nëne si dhe humanistin Halil Kastrati, i cili iu përgjegj apelit të tij për ta marrë në shtëpinë e jetimave edhe këtë loke fatkeqe.
Nënë Hasimja nuk është më vetëm dhe e harruar./Mediafokus.
