Nëna lind fëmijën me Covid

Kohëve të fundit është një rritje e ndjeshme e infektimit të fëmijëve me COVID-19, gjë që ka prekur edhe regjionin e Pejës.

Sipas kryenifermieres Hidajete Krasniqi, ka shumë fëmijë të infektuar, por se janë duke e kaluar lehtë këtë infektim.

“Kemi pranuar një foshnje, që së bashku me nënën lehonë ishin të infektuar dhe pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi, pasi kanë gjendje të lehtë”, ka thënë Krasniqi për Radio1.

“Ka pasur edhe një rast, kur një nënë shtatzënë, e infektuar me COVID-19, ka sjellë në jetë fëmijën, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Por, se të dy si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar ajo.