Nëna me fëmijën 13-vjeçar humb jetë në aksident

Gazetarja nga Shkupi Semra Ajeti ka njoftuar për rastin në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes që të shmangen tragjeditë e tilla.

Ajeti shkruan: “Edhe një tjetër aksident edhe një tjetër tragjedi, vajza e tezes me fëmijën 13 vjeçar ka humbur jetën. Zoti durimin të gjithë neve. Vozit me kujdes jete te reja po shojne”

Vetëm para dy ditëve pas një aksidenti në qendër të Shkupit, mbeti i vdekur një person.