Nëna nga Peja e lë foshnjën në ballkon dhe ikën nga shtëpia, arrestohet

Policia ka njoftuar se një nënë nga Peja ka lënë foshnjen në ballkon dhe ka ikur nga shtëpia

Njoftimi i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.