Nëna nga Vitia raporton zhdukjen e vajzave të mitura para dy muajve

Një grua nga Vitia ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia nga data 23 korrik dhe më nuk janë kthyer.

Nëna e ka raportuar rastin në polici më 20 shtator, derisa ka deklaruar se vajzat e saj mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi sipas saj, edhe më parë kanë tentuar ta kalojnë kufirin.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.