Nënë e bir vdesin brenda 20 minutave nga virusi

Në Kosovë sot u regjistruan 21 vdekje me Covid-19. Në mesin e viktimave, janë edhe një nënë dhe djali i saj, të cilët vdiqën brenda pak minutash.

Sipas familjarëve, gruaja 61-vjeçare dhe i biri i saj 39-vjeçar, nga Potoqani i Poshtëm i Rahovecit, kanë vdekur brenda 20 minutash.

Nëna ka qenë e konfirmuar me COVID-19, ndërsa djali ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Ndërkohë është bërë e ditur se asnjëri prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar.