Nënë e bir vdesin në aksident ditën e Bajramit

Në Drenas kanë vdekur nënë e bir pas një aksidenti mes dy veturave, ku lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë.

Policia njofton se shoferi i njërës nga veturat e përfshira në aksident është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT  KOMUNIKACIONI ME FATALITET/Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar-e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe  3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje.