Nënkalimi në Velekincë të Gjilanit i përngjan një ‘tuneli të frikshëm’

Nënkalimet janë projektuar dhe realizuar gjithandej Kosovës, për t`iu dhënë mundësi kalimtarëve të shmangin kalimin e rrugës në pikat kritike, sidomos afër shkollave dhe vendbanimeve, por shfrytëzimi i tyre lë për të dëshiruar.

Nënkalimet nuk mirëmbahen nga askush dhe gjendja e tyre është si është më keq, pasi janë shndërruar në tunele mbeturinash, ku ke frike të futesh.

Kështu duket në fotot e bashkëpunëtorit tonë edhe nënkalimi në Velekincë të Gjilanit, i cili është ndërtuar për nxënësit, meqë rruga regjionale Gjilan-Preshevë e e ndan fshatin në mes.

Mirëmbajtja e nënkalimeve duhet të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, por nuk do të ishte keq që vetë shkolla të organizohej e ta pastronte atë meqë është bërë për sigurinë e nxënësve.

Të shpresojmë se publikimi i këtyre pamjeve në Mediafokus.info, do ta zgjojë ndërgjegjjen e përgjegjësve për mirëmbajtjen e nënkalimeve, por edhe të nxënësve dhe banorëve të fshatit, sepse mbeturinat nuk kanë ardhur aty nga askush tjetër.

Për fëmijtë tanë duhet të mendojmë vetë në rend të parë. Pastrimi i këtij ambienti nuk do më shumë se 30 minuta kohë. /Mediafokus.info