Nënkoloneli nga Gjilani, Fatlum Demiri, diplomon në Akademinë “Dr. Franjo Tudman”, me rezultate të shkëlqyera
Në një ceremoni solemne të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tudman” në Zagreb, ka diplomuar sot Nënkolonel Fatlum Demiri, i cili është me prejardhje nga Gjilani, shkruan Mediafokus.info.
Nënkolonel Demiri nga data 08 Prill 2024 deri më 24 Maj 2024, ka ndjekur “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”.
Ai, përpos përkushtimit dhe disiplinës shembullore të treguar, ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe ka treguar sukses të jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe kohore, duke e prezantuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë kurs kanë marrë pjesë 20 oficer, nga katër (4) shtete të ndryshme të Evropës.
Në këtë ceremoni solemne, ku prezent ishte edhe Gjeneral Major Blaž BERETIN, Zëvendës Komandant i Akademisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo TUDMAN”, mori pjesë edhe Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Kroaci, Nënkolonel Shpend ZOGAJ, së bashku me atashe të tjerë të korit diplomatik ushtarak në Republikën e Kroacisë.
“Kursi i Diplomacisë së Mbrojtjes” ka për qëllim që të përgatis oficerët e gradave Major – Kolonel për detyra ushtarako – diplomatike, detyra në misione ushtarake, si dhe detyra që lidhen me aktivitetet ndërkombëtare dhe protokollare.
Kësisoj, përfundimi i këtij kursi do të shërbejë si trampolinë për kalimin në jetën e diplomacisë ushtarake për të gjithë pjesëmarrësit, ku shumica prej tyre do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre si Ambasador dhe Atashe Ushtarak të ardhshëm të shteteve përkatëse./mediafokus.info/




