Nënkryetari i Komunës uron prindërit e tij mësues dhe të gjithë mësuesit tjerë
Nënkryetari i Komunës ë Gjilanit, Arbër Ismajli, ka uruar sot të gjithë mësuesit e në veçanti prindërdit e tij, njëri nga të cilët nuk jeton më, shkruan portali mediafokus.info
“Shfrytëzoj rastin që, përveç urimit për të gjithë njerëzit e shkencës, t’i uroj edhe prindërit e mi, babain dhe nënën time, të cilët dhanë kontribut të pashoq në zhvillimin dhe edukimin e brezave të shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar edukues të brezit të shoqërisë së mësimit shqip!
Në këtë ditë të veçantë, urojë çdo njërin prej jush, në çdo hapësirë frymëzimi të edukimit shqip.
Gëzuar 7 Marsin, ditën e shenjtë tuaj, ne çdoherë do ju nderojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh, që keni dhënë, e po jepni në vazhdimësi për edukimin e brezave të shoqërisë sonë.
Asnjëherë, nuk do të harrojmë t`i falemnderojmë me sinqeritetin më të madh gjithë ata mësimdhënës që punuan përgjatë viteve të 90-ta, në sistemin paralel dhe i kontribuan shoqërisë shqiptare, me synimin e ruajtjes të mësimit, zhvillimit dhe kultivimit të gjuhës së bukur shqipe.
Gjithashtu, shfrytëzoj rastin, që përveç urimit për të gjithë njerëzit e shkencës, t’i uroj prindërit e mi, babain dhe nënën time, të cilët dhanë kontribut të pashoq në zhvillimin dhe edukimin e brezave të shoqërisë.
Përherë dhe kurdoherë, krenar me virtytet e mëdha të tyre, profesionale dhe akademike, e mbi të gjitha, njerëzore e morale, të cilat ishin frymëzim për mua dhe familjen time.
Gëzuar 7 Marsin, festën e mësuesit!


