Nënkryetari Ismajli komplimenton sekretarin e Bashkësisë Islame për kontribut në harmoninë ndërfetare

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli e ka komplimentuar gjatë një takimi sekretarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hysenin.

Ai ka thënë se Agimi është nga njerëzit e mirë të Gjilanit, i cili është ndër më meritorët për harmoninë ndërfetare që mbretëron në Gjilan.

Ky është postimi i plotë i nënkryetarit Ismajli:

Agim Hyseni, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, është nga njerëzit e mirë të qytetit tonë, me të cilin sa herë takohemi, nisim mendime dhe ide të reja për bashkëpunimin mes autoriteve komunale dhe Bashkësisë Islame.

E vlersoj nga më meritorët në krijimin e një klime të mirê ndërfetare në qytetin tonë!

Këto përpjekje për harmoni ndërfetare nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Bashkë me suksese të reja, ka shkruar Ismajli/mediafokus.info