Nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pasohet me njohjen e Izraelit

Nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, në prezencën e Presidentit Trump, pritet të pasohet me njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti Donald Trump paralajmëroi vizitë në Kosovë e Serbi brenda një periudhe të afërt kohore.

Ndërkohë, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u panë serbë duke protestuar, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjes, si dhe duke brohoritur parrullat e vjetra serbe “Kosova është Serbi”.

Në Kosovë, ndërkaq kjo marrëveshje është mirëpritur dhe përshëndetur nga faktori institucional e politik, megjithëse Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta njoh marrëveshjen, nëse pjesë e saj është edhe liqeni i Ujmanit. Madje, ai ka paralajmëruar edhe daljen nga koalicioni.

Disa subjekte të tjera, ende nuk janë deklaruar, mbase po presin t`i shohin njëherë pikat e marrëveshjes./mediafokus.info/foto: Reuters/