Nënshkruhet binjakëzimi mes Gjilanit dhe Kumanovës
Ёshtë nënshkruar sot marrëveshja e binjakëzimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, shkruan Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook.
”Pasdite fantastike në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi 17- vjeçar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, sonte kulmoi me binjakëzim. Falëmnderit kryetarit të kësaj Komune, mikut tim, Maksim Damianovski, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi pasur ndër vite. Binjakëzimi nënkupton afrim edhe më të madh mes vete, pasi që jemi bërë shembulli më i mirë i realizimit të projekteve të përbashkëta komunitare. Shihemi nesër në ceremoninë zyrtare!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

