Nënshtrimi nuk është rruga e duhur

Shaip Kamberi

Disa po thonë se politika ime në parlament nuk ka sjellur zgjidhje të problemeve.

Thonë se alternativa është të jemi më konstruktiv, bashkëpunues dhe partner me pushtetin e Vuçiqit për të “nxjerrë diçka”.

Unë nuk besoj në këtë politikë.

Më bind edhe më shumë fakti se kur ata që zgjodhën bashkëqeverisjen, konstruktivitetin dhe partneritetin me pushtetin e Vuçiqit, nuk zgjidhen asnjë problem.

Madje besoj thellësisht se sa më shumë i nënshtrohesh pushtetit të Vuçiqit, mund të fitosh favore personale, por aq më shumë të shtyp si kolektiv.

E sa më shumë reziston dhe përballesh me te, aq më shumë ke shpresë për zgjidhje.