Nervozohet keq Abelard Tahiri, përplas pajisjet e Kuvendit

Një debat i ashpër mes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit dhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë që ky i fundit të përplas pajisjet e Kuvendit të Kosovës.

Duke shpjeguar se si Tahiri për shkak të retorikës së Vetëvendosjes ka marrë kërcënime në shtëpi nga një vrasës, ai në fund të fjalisë përplas mikrofonin.Prokuroria nis hetim ndaj dyshimeve se Abelard Tahiri kërcënoi në kuvend Besnik Bislimin.

Tahiri ka deklaruar se ka pranuar kërcënime në shtëpi nga një vrasës.

‘’Në foltore ofendohemi me fjalë më të rënda nga zëvendëskryeministri e ministrja e drejtësisë. Jemi njerëz dhe ofendimet e tilla nuk i tolerojmë. Për punën e shurdhuesve nuk e kam thënë dhe po ua them tash. Me punën e shurdhuesve që ju po e përmendi unë kam marrë kërcënim që e kam denoncu në polici. Kërcënim në gru dhe fëmijë. Policia vjen më raport ku thotë e kemi indentifiku personin që ju ka kërcënu është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Ai më shkruan nga burgu për punën e shurdhuesve. Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit në atë kohë e që s’ka lidhje me mu. Me këtë retorikë që na kërcënoni edhe fëmijët dhe gratë, s’kemi me ju duru’’, u shpreh Tahiri.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi Abelard Tahirin se me sjellje ‘prej banditi’ e kërcënoi mbrapa foltores.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai.

Tutje, ai i bëri thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.