Nëse bisedohet për Trepçën, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës
Nëse bisedohet për Trepçën, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës.
Minatorët e minierës Trepça në Stantërg kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën.
Ata kanë tërhequr vërejtjen qeveritarëve që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet assesi si temë e këtij dialogu, në të kundërtën paralajmëruan greva dhe protesta, raportojnë mediat.

