Nëse doni t`u tregoni vajzave tuaja një model, atëherë ju flisni për Nadian
Rosela Gjylbegu e ka sjellë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale si model të femres së guximshem dhe të suksesshme rastin e Nadia Nadim nga Afganistani.
‘Nëse doni t`u tregoni vajzave tuaja një model, atëherë ju flisni atyre për Nadian dhe jo t`i “për’puthni” ato me modele kot e bosh’, ka shkruar Gjylbegu.
‘Nadia Nadim ka lindur në Afganistan. Babai i saj u pushkatua nga talebanët kur ajo ishte vetëm 11 vjeçare dhe familja e saj u arratis për në Danimarkë të fshehur nën një kamion.
Nadia ka shënuar gati 200 gola në futbollin profesionist dhe ka përfaqësuar 98 herë kombëtaren daneze.
Ka mbaruar shkollën e lartë të mjekësisë dhe po vazhdon studimet për tu bërë kirurge.
Flet 11 gjuhë dhe është në listën Forbes si një nga gratë më ndikuese në fushën sportive ndërkombëtare.
Nëse doni t`u tregoni vajzave tuaja një model, atëherë ju flisni atyre për Nadian dhe jo t`i “për’puthni” ato me modele kot e bosh’, ka shkruar Gjylbegu dhe postimin e saj e ka shpërndarë edhe dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti. /@roselagjylbegu

