‘Nëse e ke babën gjallë, shko e përqafoje fooort’
Në përvjetorin e vdekjes së babës, djali nga Gjilani e ka rikujtuar atë me një ndjeshmëri të lartë, duke dhënë kështu një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që ende i kanë prindërit gjallë.
‘Nëse e ke babën gjallë, mos prit hiq, por qu shko e përqafe fooort, kudo që ai është dhe thuaj që e don shumë’ – ka shkruar Ismajl Veliu.
Baba i tij, Rami Veliu ndërroi jetë para dy vitesh, në moshën 70-vjeçare. Ai, tërë jetën e tij ia kushtoi shëndetësisë, për çka ishte nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Gjilanit. /Mediafokus.info


