Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Yamaha vjen me një model të ri të karrocës së golfit e cila funksionon me motor me djeg…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga“S’jam xheloze për goca që nuk dinë të lidhin katër fjalë”- Ilnisa e revoltuar me Merit…

Personi i panjohur NN.

Personi kërkohet për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

E-mail adresa: info@kosovopolice.com