Nëse e shihni këtë person njoftojeni menjëherë Policinë – FOTO

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Debatik Delijaj nga fshati Bardhaniq në Gjakovë.

Ai po kërkohet pasi dyshohet për ”Vrasje në Tentativë”, e që pas kryerjes së veprës penale është larguar ne drejtim të panjohur.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Prandaj, policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografi, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.