Nëse nuk e dini ku duhet të votoni nesër, klikoni këtu dhe e gjeni qendrën tuaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar linkun ku qytetarët mund të gjejnë vendun ku do të votojnë nesër.

Përmes këtij LINKU mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38-të komunat e vendit, ku votohet për kryetar dhe asamblistë komunalë.